Norvegjia e Suedia kundër Bordit amerikan të Paqes

Norvegjia e Suedia kundër Bordit amerikan të Paqes

Norvegjia dhe Suedia kanë refuzuar t’i bashkohen Komitetit për Paqe të presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa sipas raportimeve të mediave, as Italia nuk do të marrë pjesë në të, njoftojnë agjencitë e lajmeve. Zyra e kryeministrit norvegjez njoftoi sot se Norvegjia nuk do t’i bashkohet Komitetit për Paqe të propozuar nga presidenti amerikan. “Propozimi amerikan ngre disa çështje që kërkojnë dialog më të thelluar me Shtetet e Bashkuara. Prandaj, Norvegjia nuk do t’u bashkohet dispozitave të propozuara për Komitetin e Paqes dhe nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit në Davos”, tha sekretari i shtetit Kristoffer Thoner për AFP. Edhe Suedia e ka refuzuar iniciativën e Trumpit. “Suedia nuk do të marrë pjesë në iniciativën e presidentit Donald Trump për Komitetin e Paqes në formën...