Nju Jorku goditet nga stuhia më e madhe e dëborës në dekadën e fundit, anulohen rreth 1500 fluturime për ditën e nesërme

Nju Jorku goditet nga stuhia më e madhe e dëborës në dekadën e fundit, anulohen rreth 1500 fluturime për ditën e nesërme

Më shumë se 1,500 fluturime janë anuluar për të martën në katër nga aeroportet më të mëdha të verilindjes së Shtetet e Bashkuara te Amerikës. Ndër aeroportet më të prekura janë Newark Liberty International Airport, LaGuardia Airport, John F. Kennedy International Airport dhe Boston Logan International Airport. Sipas të dhënave, pothuajse gjysma e fluturimeve të planifikuara për t’u nisur nga Newark janë anuluar. Po ashtu, rreth 45% e nisjeve nga LaGuardia dhe 43% nga Boston Logan janë hequr nga orari, ndërsa stacioni zyrtar i raportimit në Central Park ka regjistruar rreth 50 centimetra borë. Kjo e rendit stuhinë aktuale si të nëntën me reshjet më të mëdha të dëborës që nga viti 1869, si dhe më të madhën në më shumë se një dekadë. Autoritetet...