Një vit nga largimi i saj/ Betejë ligjore, protesta dhe vdekja e shqiptarit, trashëgimia që la pas anija e azilit në Britani

Një vit nga largimi i saj/ Betejë ligjore, protesta dhe vdekja e shqiptarit, trashëgimia që la pas anija e azilit në Britani

Një vit pas largimit të saj nga Porti i Portlandit, anija e azilit “Bibby Stockholm” vijon të lërë pas një trashëgimi të rëndë, të shënuar nga protesta, përplasje ligjore dhe një vdekje tragjike, që tronditi komunitetin lokal dhe opinionin publik britanik. Anija mbërriti në Dorset në korrik të vitit 2023, pasi qeveria konservatore e asaj kohe vendosi ta përdorte si masë të përkohshme për strehimin e azilkërkuesve meshkuj, për të ulur presionin mbi sistemin e azilit. Në bord strehoheshin deri në 500 burra të rritur, të moshës 18 deri në 65 vjeç. Që në fillim, vendosja e anijes u kundërshtua ashpër nga autoritetet vendore dhe banorët shkruan BBC. Kryetari i Këshillit të Dorset-it, Nick Ireland, deklaroi se vendimi ishte imponuar nga qeveria qendrore pa konsultim....