Një tren del nga shinat në Zvicër pasi një ortek godet linjën, dyshohet për viktima

Një tren del nga shinat në Zvicër pasi një ortek godet linjën, dyshohet për viktima

Bota E Hënë, 16 Shkurt 2026 10:09 Një tren ka dal nga shinat të hënën në mëngjes në zonën Goppenstein të kantonit zviceran Valais pasi një ortek goditi linjën. Policia konfirmoi se një operacion ishte duke u zhvilluar në vendngjarje dhe se disa persona u plagosën. Sipas një postimi nga policia lokale në platformën X, forcat e sigurisë janë në vendin e incidentit, ndërsa raportet fillestare tregojnë për lëndime të pasagjerëve. Një zëdhënës i kompanisë hekurudhore BLS konfirmoi se dalja nga shinat u shkaktua nga një ortek që goditi linjën. Treni doli nga shinat në zonën Stockgrabe, midis Goppenstein dhe Hochten, në kantonin e Valais, sipas Pomona. Në bord ndodheshin 80 pasagjerë. Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) njoftuan se trafiku në linjë do të mbetej i...