Një pjesë e një sateliti të NASA-s me peshë 600 kg pritet të bjerë në Tokë gjatë mesnatës, rreziku për njerëzit…

Një pjesë e një sateliti të NASA-s me peshë 600 kg pritet të bjerë në Tokë gjatë mesnatës, rreziku për njerëzit…

Pjesë të një sateliti të NASA-s pritet të rihyjnë në atmosferën e Tokës të martën në mbrëmje, por rreziku që ato të godasin njerëz është i ulët. Sipas Forcës Hapësinore të SHBA-së, anija kozmike Van Allen Probe A, me peshë rreth 600 kilogramë, pritet të rihyjë në atmosferë rreth mesnatës së sotme. Pjesa më e madhe e saj do të digjet gjatë hyrjes, ndërsa vetëm disa komponentë mund të mbijetojnë dhe të arrijnë në sipërfaqen e Tokës. Agjencia amerikane thekson se probabiliteti që dikush në Tokë të dëmtohet nga pjesët e satelitit është shumë i vogël, rreth 1 në 4,200. NASA dhe Forca Hapësinore do të vazhdojnë të monitorojnë hyrjen e satelitit dhe të përditësojnë parashikimet. Sipas ‘The Guardian’, rënia e këtyre pjesëve nga hapësira...