Një person vritet nga raketa në Dubai/ Britania e Madhe do të nisë fluturimet me çarter për shtetasit britanikë që ndodhen atje

Një person vritet nga raketa në Dubai/ Britania e Madhe do të nisë fluturimet me çarter për shtetasit britanikë që ndodhen atje

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të organizojë fluturime me charter nga Dubai në fillim të javës së ardhshme për shtetasit britanikë që dëshirojnë të largohen nga rajoni, duke u bazuar në situatën aktuale në terren. Charteri që do të niset nga Emiratet e Bashkuara Arabe, do të jetë i disponueshëm me pagesë. Konflikti në rajon ka vazhduar, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari raportuan sulme me raketa dhe dronë të shtunën. Dy fluturime të tjera me charter nga qeveria deri tani kanë rikthyer shtetas britanikë nga Muscat-i i Omanit. Fluturimi i parë mbërriti në aeroportin Stansted të premten, ndërsa i dyti në aeroportin Gatwick të shtunën. Një fluturim i tretë do të niset nga Muscat të dielën. Ministria e Jashtme britanike njoftoi se...