Një person plagoset rëndë pasi kërcënoi me thikë një polic, dyshimet për një sulm terrorist alarmojnë Parisin
Zyra e prokurorit francez të antiterrorizmit ka marrë përsipër hetimin e një incidenti të ndodhur pranë Harkut të Triumfit në Paris, ku një burrë i armatosur me thikë kërcënoi një oficer policie. Ngjarja ka ndodhur të premten pasdite, më 13 shkurt, ndërsa flaka e Ushtarit të Panjohur po ndizej përsëri nën monumentin e njohur. Sipas raportimeve nga stacioni televiziv BfmTv, i dyshuari, i cili ishte i armatosur, kërcënoi një oficer policie me thikë. Për t’u mbrojtur, një oficer tjetër hapi zjarr ndaj tij, duke e plagosur rëndë. Burri u dërgua menjëherë në spital dhe është në gjendje kritike. Për shkak të natyrës së incidentit dhe rrezikut të mundshëm të një akti terrorist, hetimi është marrë në dorë nga zyra antiterrorizmit, që po shqyrton çdo mundësi...
Burimi:
top-channel.tv