Një person i armatosur hapi zjarr ndaj forcave të policisë, rrëzohet helikopteri që po ndihmonte efektivët në terren, dy të vdekur

Një person i armatosur hapi zjarr ndaj forcave të policisë, rrëzohet helikopteri që po ndihmonte efektivët në terren, dy të vdekur

Dy efektivë të Departamentit të Sigurisë Publike të Arizonës humbën jetën pasi një helikopter u rrëzua gjatë një operacioni për neutralizimin e një personi të armatosur në qytetin Flagstaff, SHBA. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, teksa forcat e rendit po i përgjigjeshin një kallëzimi për dhunë në familje. Sipas autoriteteve, një person i armatosur hapi zjarr ndaj policisë nga çatitë e banesave, një përplasje të armatosur që zgjati rreth dy orë. Helikopteri i policisë po mbështeste operacionin nga ajri, duke monitoruar situatën, kur u rrëzua për shkaqe ende të paqarta. Si pasojë, humbën jetën piloti dhe një oficer policie. I dyshuari u arrestua rreth orës 22:20 me orën lokale dhe ndodhet në spital me plagë jo të rënda për jetën. Autoritetet federale kanë nisur...