Një person hyn i armatosur në perimetrin e sigurisë së rezidencës së Trump në Mar-a-Lago, vritet nga Shërbimi Sekret

Një person hyn i armatosur në perimetrin e sigurisë së rezidencës së Trump në Mar-a-Lago, vritet nga Shërbimi Sekret

Një person është qëlluar për vdekje, pasi hyri në perimetrin e sigurisë së rezidencës së presidentit Donald Trump në Mar-a-Lago. Shërbimi Sekret raporton se incidenti ndodhi rreth orës 06:30, teksa burri ishte i armatosur. Autoritetet njoftuan se personi u pa pranë portës veriore, dyshohet me një pushkë gjahu dhe një bidon karburanti. Agjentët e Shërbimit Sekret të SHBA-së dhe një zëvendës nga zyra e Sherifit të Qarkut Palm Beach u përballën me të riun, i cili ishte rreth të 20-ave, dhe gjatë përplasjes u qëlluan me armë zjarri. Asnjë nga personat e mbrojtur të Shërbimit Sekret nuk ishte i pranishëm në vend në atë kohë. Presidenti Donald Trump do të qëndronte në Shtëpinë e Bardhë këtë fundjavë, sipas axhendës së tij publike. Top Channel