Një i vrarë dhe 11 të plagosur në aeroportet e Dubait dhe Abu Dabit pas sulmeve iraniane

Një i vrarë dhe 11 të plagosur në aeroportet e Dubait dhe Abu Dabit pas sulmeve iraniane

Një person ka humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur në aeroportet e Dubait dhe Abu Dabit, pas sulmeve të Iranit në Lindjen e Mesme, si hakmarrje ndaj një ofensive të SHBA-së dhe Izraelit që nisi të shtunën mëngjes. Autoritetet e Abu Dabit thanë se një dron i drejtuar ndaj Aeroportit Ndërkombëtar Zayed u shmang, por mbetjet e saj shkaktuan vdekjen e një personi dhe plagosjen e shtatë të tjerëve. Në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait, një incident plagosi katër punonjës dhe shkaktoi dëme materiale. Dhjetëra fluturime janë pezulluar, duke shkaktuar ndërprerje të madhe në transportin ajror global. Sulmet iraniane vazhduan të dielën, me përdorimin e raketave balistike dhe dronëve ndaj aleatëve amerikanë në Gjirin Persik. Shpërthime u raportuan në Doha, Dubai dhe Manama, ndërsa Katar,...