Një i liruar, mijëra të arrestuar! Irani mes represionit dhe presionit diplomatik

Një i liruar, mijëra të arrestuar! Irani mes represionit dhe presionit diplomatik

Erfan Soltani, 26 vjeç, i arrestuar gjatë protestave të janarit dhe për të cilin ekzistonte frika e një dënimi me vdekje, është liruar me kusht. Ndërkohë, vala e arrestimeve të protestuesve, aktivistëve dhe intelektualëve në Iran vijon. Të shtunën u ndaluan tre nga nënshkruesit e një apeli që e akuzonte Udhëheqësin Suprem Ali Khamenei për represion dhe krime kundër njerëzimit: gazetarja Vida Rabbani, aktivisti Abdullah Momeni dhe intelektuali Mehdi Mahmoudian, bashkëskenarist i filmit Një incident i thjeshtë të Jafar Panahit, fitues i Palmës së Artë dhe i nominuar për Oscar. Mahmoudian kishte deklaruar më herët për La Repubblica se qëllimi i lëvizjes nuk është thjesht rrëzimi i Republikës Islamike, por një tranzicion drejt demokracisë përmes referendumit, një Asambleje Kushtetuese dhe një procesi paqësor, pa ndërhyrje...