Një farmaciste, një blogere dhe një vajzë 3-vjeçare/ BBC zbulon disa nga viktimat e luftës në Iran: Kostoja që po paguajnë të pafajshmit
Raportimet e fundit tregojnë pasojat dramatike të sulmeve ajrore amerikano-izraelite mbi qytetet iraniane, ku qytetarë të shumtë po paguajnë një çmim të lartë. Për më shumë se tre javë, Teherani dhe qytete të tjera janë bombarduar, duke goditur mijëra objektiva – përfshirë ndërtesa civile dhe institucione arsimore. BBC ka shpërndarë në një artikull emrat e disa prej viktimave që kanë humbur jetën si pasojë e bombardimeve në Irani. Parastesh Dahaghin, një farmaciste e re, humbi jetën në Teheran kur një ndërtesë pranë farmacisë së saj u godit gjatë sulmeve. Vëllai i saj, Poorya, shkroi se ajo vetëm po bënte punën e saj për të ndihmuar njerëzit e plagosur. Berivan Molani, një blogere 26-vjeçare u vra gjatë sulmit mbi zonën e pasur Zafaraniyeh, ku jetonte familja...
Burimi:
top-channel.tv