Një defekt teknik shkakton ndërprerje të rënda të energjisë në Ukrainë
Një defekt në sistemin elektrik të Ukrainës ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në një pjesë të konsiderueshme të vendit. “Sot në orën 10:42 të mëngjesit, ndodhi një defekt teknologjik që shkaktoi ndërprerjen e njëkohshme të linjës 400 kW midis sistemeve elektrike rumune dhe moldave dhe linjës 750 kW midis Ukrainës Perëndimore dhe Qendrore”, tha Ministri ukrainas i Energjisë Shmyhal, në Telegram. ”Ajo shkaktoi një ndërprerje të menjëhershme të energjisë elektrike në rrjetin elektrik ukrainas dhe aktivizimin e pajisjeve automatike të mbrojtjes në nënstacione. Metroja e Kievit është gjithashtu jashtë shërbimit sot”, shtoi ai.
Burimi:
syri.net