Një anije greke u godit nga një raketë në Detin e Zi
Një anije cisternë me flamur grek, në pronësi të Maria Angelicoussi, u sulmua nga një raketë ndërsa lundronte afërsisht 14 milje detare larg portit të Novorossiysk në Detin e Zi. Sipas informacioneve fillestare, impakti shkaktoi dëme materiale në anën e djathtë të anijes, por nuk pati të lënduar apo ndonjë rrezik për ekuipazhin. Në bordin e çisternës ndodheshin gjithsej 24 marinarë: 10 grekë, 13 filipinas dhe një rumun. Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa situata në anije mbetet nën kontroll. Anija i përket kompanisë së transportit detar Maran Gas Maritime dhe, sipas burimeve në komunitetin e transportit detar, nuk mbante ngarkesë në kohën e sulmit. Pavarësisht goditjes, çisterna vazhdon kursin e saj normalisht me fuqinë e vet, pa pasur nevojë për rimorkim...
Burimi:
syri.net