Një 13-vjeçar i vë flakën flokëve të një gruaje në një autobus në Izrael, momenti filmohet nga kamerat e sigurisë
Një djalë 13-vjeçar është arrestuar pasi u kap në video duke i vënë flakën flokëve të një gruaje në një autobus në Netanya, në Izraelin qendror. Videoja tregon djalin duke qëndruar në korridorin e autobusit, duke u përpjekur t’i afrohet një gruaje 60-vjeçare që ishte ulur pranë tij me një çakmak. Pasi ndez çakmakun, djali prek flokët e gruas dhe më pas bën sikur është i habitur kur sheh flakët që po shpërthejnë. Për fat të mirë për gruan, një pasagjer u afrua shpejt pranë saj dhe e ndihmoi të shuante zjarrin. Shikoni videon e incidentit. Shocking incident in Netanya, Israel where a 13-year-old boy was filmed igniting the hair of a 60-year-old woman on a public bus, leading to his immediate arrest and a...
Burimi:
top-channel.tv