Nisma e Ruttes irriton aleatët e NATO-s: Nuk kishte mandat për të negociuar me Trumpin
Ministri danez i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, ka qenë i prerë. “Rutte nuk mund të negociojë për ne”, tha ai. Deklarata nuk është thjesht një sqarim, por një distancim i qartë nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte dhe nuk lidhet vetëm me çështjen e Groenlandës. Brenda Bashkimit Evropian kanë ekzistuar pakënaqësi për qëndrimin e Rutte-s ndaj presidentit amerikan Donald Trump, i konsideruar nga disa liderë si tepër i nënshtruar. Ky vlerësim çoi edhe në një vendim domethënës: Rutte nuk u ftua në Këshillin Evropian informal të zhvilluar një ditë më parë. Edhe pse formalisht ai nuk është pjesë e këtij forumi, në raste të tjera ka marrë pjesë. Këtë herë, mungesa e tij u pa si e qëllimshme, pasi takimi do të kishte...
Burimi:
javanews.al