Nisin sulmet terroriste në Perëndim? SHBA: Të shtëna dhe shpërthim në sinagogë
Dy sulme, njëri pas tjetrit, tronditën Shtetet e Bashkuara, duke i lënë amerikanët me një ndjenjë pasigurie, thotë CNN. Të shtëna me pasojë vdekje u regjistruan në Virxhinia, e vetëm pak orë më vonë një makinë e mbushur me eksplozivë u përplas me një sinagogë në Michigan. Sulmi në Virxhinia së fundi u konfirmua nga autoritetet si akt terrorist. Agresori u identifikua si Mohamed Bailor Jalloh, 36 vjeç, ish-anëtar i Gardës Kombëtare atje, i dënuar më parë se kishte tentuar të ndihmonte ISIS-in në vitin 2016. Ai ka thirrur “Allahu Ekber” përpara se të hapte zjarr brenda një klase të Universitetit Old Dominion, ku për pasojë humbi jetën instruktori Brandon Shah, ndërsa studentët arritën ta mobilizonin dhe ta vrisnin agresorin. Ndërkohë, personi i armatosur me...
Burimi:
top-channel.tv