Nisi hetimet për të shtënat fatale në Minneapolis, FBI e urdhëroi ta investigonte ngjarjen si sulm ndaj efektivit, jep dorëheqjen agjentja

Nisi hetimet për të shtënat fatale në Minneapolis, FBI e urdhëroi ta investigonte ngjarjen si sulm ndaj efektivit, jep dorëheqjen agjentja

Agjentja e FBI-së që nisi hetimin fillestar për të sulmin në Minneapolis, ku humbi jetën Renee Good, ka dhënë dorëheqjen. Sipas CNN, menjëherë pasi agjentja hapi hetimin për shkelje të të drejtave civile, ajo u urdhërua ta riklasifikonte çështjen si hetim për “sulm ndaj oficerit”. Paralelisht, FBI-ja i ndaloi Byrosë së Hetimit Kriminal të Minesotës (BCA) të marrë pjesë në hetim. Dorëheqja vjen në një kohë kur FBI-ja po përballet me një tjetër valë largimesh të agjentëve me përvojë në disa shtete. Burime të shumta i thanë CNN se disa prej personave që po largohen u përballën me masa pas një rishikimi të sistemit të brendshëm të mesazheve të FBI-së, ku u zbuluan komente negative ndaj presidentit Donald Trump. Largimet janë pjesë e një përpjekjeje...