Nis konferenca e Sigurisë në Mynih, Marco Rubio: Bota po ndryshon shumë shpejt!
Konferenca e Sigurisë e Mynihut, që nisi këtë të premte, do të ketë këtë herë një përfaqësim të gjerë të liderëve evropianë, përfshirë kancelarin gjerman Friedrich Merz, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik Keir Starmer. Kjo vjen në një kohë kur Evropa po shqyrton mundësitë e saj të ekonomisë dhe sigurisë, ndërsa marrëdhëniet me SHBA-të, nën drejtimin e Presidentin Donald Trump, përballen me sfida të papara më parë. Sekretari i Shtetit Marco Rubio, i cili do të mbajë një fjalim, është zyrtari më i lartë amerikan në konferencë. Ai vazhdon të nxisë Evropën që të ndajë barrën në çështjet e mbrojtjes së përbashkët. “Bota po ndryshon shumë shpejt, pikërisht para nesh: bota e vjetër ka ikur, ne po jetojmë në një epokë të re...
Burimi:
javanews.al