Nis fjala përfundimtare e Thaçit: Jam plotësisht i pafajshëm, më vjen keq vetëm për viktimat…
hashim thaci HAGË- Ish-presidenti Hashim Thaçi ka nisur fjalimin e tij para trupës gjykuese, në seancën përmbyllëse në Hagë. Ai e ka nisur fjalimin e tij duke uruar shqiptarët për pavarësinë e Kosovës. Lidhur me akuzat e Prokurorisë, Thaçi ka deklaruar pafajësinë e tij. Ai theksoi se gjatë këtyre 3 viteve në gyq, ka vetëm një të vërtetë, ajo që ai është plotësisht i pafajshëm. "Për gati tri vite në këtë sallë ju keni dëgjuar akuzat e prokurorisë. Ju keni dëgjuar edhe të vërtetën. Është vetëm një e vërtetë. Unë jam plotësisht i pafajshëm. E kamë thënë dhe e them sërish, unë shpreh keqardhje për të gjitha viktimat në Kosovë pavarësisht përkatësisë etnike.", tha Thaçi.
Burimi:
zeri.ai