Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg
Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy do të paraqitet në Gjykatën e Apelit të Parisit për një proces të ri lidhur me akuzat se kishte komplotuar për të marrë fonde të paligjshme për fushatën e tij presidenciale nga regjimi i diktatorit të ndjerë libian, Muammar Gaddafi. Sarkozy, i cili ka udhëhequr Francën nga viti 2007 deri në 2012, mohon çdo shkelje. Vitin e kaluar, ai u dënua me pesë vjet burg për komplot kriminal lidhur me marrëveshjen e supozuar për financimin e fushatës nga regjimi libian. Ky dënim e bëri atë udhëheqësin e parë të një vendi të BE-së që shkoi në burg, si dhe liderin e parë francez pas Luftës së Dytë Botërore që shkoi pas hekurave. Pas 20 ditësh në burgun e Parisit, të cilat...
Burimi:
top-channel.tv