Nicolas Maduro la sallën mes lotëve, çfarë nuk u pa nga gjyqi i presidentit venezuelian

Nicolas Maduro la sallën mes lotëve, çfarë nuk u pa nga gjyqi i presidentit venezuelian

I shoqëruar nga zhurma e prangave në këmbë, presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, u shfaq për herë të parë në një sallë gjyqi federale në Nju Jork, në një seancë që zgjati rreth 40 minuta dhe u ndoq me interes të lartë nga mediat ndërkombëtare. Sapo hyri në sallën e mbushur me gazetarë dhe publik, Maduro deklaroi se ishte “rrëmbyer” dhe se ndodhej në SHBA kundër vullnetit të tij. Ai e cilësoi veten si “një i burgosur lufte”. Gjatë seancës, gjyqtari Alvin Hellerstein i kërkoi Madurros të konfirmonte identitetin për të nisur procedurat. Duke folur qetësisht në spanjisht, ai u shpreh: “Unë jam Nicolás Maduro, president i Republikës së Venezuelës dhe jam këtu i rrëmbyer që prej 3 janarit. U kapa në shtëpinë time në Karakas.”...