Ngërç në negociatat bërthamore, Irani dhe SHBA me qëndrime të kundërta për sanksionet

Ngërç në negociatat bërthamore, Irani dhe SHBA me qëndrime të kundërta për sanksionet

Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë dallime të mëdha mbi mënyrën e lehtësimit të sanksioneve në negociatat për programin bërthamor të Teheranit, tha një zyrtar i lartë iranian për Reuters, duke paralajmëruar se pavarësisht bisedimeve të reja të planifikuara për fillim marsi, tensionet mbeten të larta. Negociatat u rifilluan në fillim të këtij muaji mes Irani dhe Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë zgjidhje mosmarrëveshjes shumëvjeçare mbi programin bërthamor iranian, ndërkohë që SHBA po rrisin praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, duke shtuar frikën për një përshkallëzim të mundshëm. Teherani ka paralajmëruar se do të sulmojë bazat amerikane në rajon nëse goditet. Sipas zyrtarit, raundi i fundit tregoi se palët kanë qasje të ndryshme për fushëveprimin dhe mekanizmin e heqjes së sanksioneve, ndërsa kërkohet një...