Nga Trump, Bill Gates, Kim Kardashian, Princeshë Diana e Beyonce…305 ‘VIP’-a në dosjen ‘Epstein’

Nga Trump, Bill Gates, Kim Kardashian, Princeshë Diana e Beyonce…305 ‘VIP’-a në dosjen ‘Epstein’

Jeffrey Epstein SHBA-Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, ka publikuar një listë prej 305 individësh të shqua, përfshirë Donald Trump, Bill Gates dhe Kim Kardashian, emrat e të cilëve shfaqen të paktën një herë dokumentet e dosjes së famëkeqit Jeffrey Epstein. Në një letër drejtuar Kongresit të datës 14 shkurt, Bondi renditi individët që “janë ose ishin zyrtarë qeveritarë ose persona të ekspozuar politikisht apo personazhe publikë”. Megjithatë Prokuroria sqaroi se emërtimi i tyre nuk nënkupton faj ose përfshirje në ndonjë akt të paligjshëm që lidhet me krimet seksuale ndaj fëmijëve të Epstein. Lista e publikuar të shtunën përfshin, ndër të tjera, Barbra Streisand, Keir Starmer, Amy Schumer, Jeff Zucker, Benjamin Netanyahu, Princeshën Diana dhe Margaret Thatcher. Gjithashtu përmenden Diana Ross, Melinda Gates, Tucker Carlson,...