Nga sulmi ushtarak te sanksionet, opsionet që ka SHBA kundër Iranit

Nga sulmi ushtarak te sanksionet, opsionet që ka SHBA kundër Iranit

Me kërcënimet e tij ndaj Iranit, Donald Trump duket se ka rikthyer në agjendë veprimet ushtarake kundër regjimit të ajatollavë i cili po shtyp me dhunë protestat që kanë shpërthyer në mbarë vendin, të nxitur fillimisht nga faktorë ekonomikë e të pushtuara më pas nga sloganet kundër qeverisë. Raporte të pakonfirmuara thonë se më shumë se 500 tubues janë vrarë – edhe pse disa grupe për të drejtat e njeriut thonë se numri i viktimave mund të jetë disa herë më i lartë. Demonstratat e javëve të fundit janë kthyer në njërën prej sfidave më të mëdha ndaj sundimit klerikal të Iranit që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979. Demonstratat u nxitën nga inflacioni i madh dhe rënia e shpejtë e monedhës kombëtare, por më...