Nga qilimi i kuq në qendrën e paraburgimit, ylli Can Yaman arrestohet me akuza për drogë e prostitucion
Në një operacion të madh që ka tronditur opinionin publik turk, autoritetet kanë arrestuar shtatë persona, përfshirë aktorin me famë botërore Can Yaman. Ylli, i cili po shijon sukses të madh në Itali me serialin “Sandokan”, dyshohet se është i përfshirë në një rast të gjerë trafikimi droge dhe prostitucion. Këtë të diel mësohet se është liruar, ndërsa hetimet vijojnë. Forcat e Xhandarmërisë Ushtarake dhe Agjencisë Kundër Drogës kryen bastisje të njëkohshme në shtatë biznese në Stamboll. Midis tyre, hoteli ikonik Bebek Otel në Bosfor dhe klubi i natës i njohur Klein Phönix. Sipas njoftimit nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Stambollit, gjatë hetimeve u sekuestruan: Sasi kokaine, marihuane dhe pilula droge. Përgatitje të lëngshme të dyshimta dhe mbetje substancash. Peshore dhe municione precize....
Burimi:
top-channel.tv