Nga qelia amerikane në shtëpi, historia e bujshme e ish-presidentit të Hondurasit
Gati 4 vite pasi u ekstradua në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me akuzat për trafik droge, ish-presidenti i Hondurasit, Juan Orlando Hernandez, është kthyer në vendin e tij pas një faljeje nga presidenti amerikan Donald Trump në fund të vitit të kaluar. Trump pretendoi se gjyqi ndaj Hernandezit ishte një “kurth” i organizuar nga administrata e ish-presidentit Joe Biden dhe se ai nuk kishte marrë një proces të drejtë gjyqësor. Hernandez u lirua nga një burg amerikan pas faljes presidenciale dhe më pas u pezullua edhe urdhri i arrestit ndaj tij në Honduras. Ai mbërriti në aeroportin Palmerola, ku u prit nga familjarë dhe mbështetës të Partisë Kombëtare, forcës politike ku ai bënte pjesë. Hernandez drejtoi Hondurasin nga viti 2014 deri në vitin...
Burimi:
javanews.al