Nga pushteti absolut në një qeli izolimi, jeta e re e Nicolas Maduros në burgun e sigurisë së lartë në Brooklyn

Nga pushteti absolut në një qeli izolimi, jeta e re e Nicolas Maduros në burgun e sigurisë së lartë në Brooklyn

Ish-lideri i Venezuelës, Nicolas Maduro, po përballet me një realitet krejtësisht të ri pas arrestimit të tij në SHBA. Sipas një raportimi të gazetës spanjolle ABC, ai mbahet në Qendrën Metropolitane të Paraburgimit në Brooklyn, një nga burgjet federale më të rrepta në zonën e Nju Jorkut, ku ndodhet që nga 3 janari. Sipas burimeve të cituara nga media, Maduro ndodhet në një qeli të vogël rreth tre metra të gjatë dhe dy metra të gjerë, e pajisur vetëm me një krevat metalik të fiksuar në mur, një lavaman dhe një tualet. Ai mbahet në Njësinë Speciale të Strehimit, një repart izolimi që përdoret për të burgosur të profilit të lartë ose për arsye sigurie. Dëshmitë nga brenda burgut thonë se gjatë natës dëgjohet zëri...