Nga pezullimi i programit të raketave balistike te uraniumi, cilat janë kërkesat e SHBA-së për paqen me Iranin

Nga pezullimi i programit të raketave balistike te uraniumi, cilat janë kërkesat e SHBA-së për paqen me Iranin

Administrata e Donald Trump ka nisur diskutimet paraprake për fazën tjetër të konfliktit me Iranin dhe perspektivat e mundshme për bisedime paqeje, ndërsa tensionet ushtarake mes dy vendeve vazhdojnë tashmë prej disa javësh. Sipas një zyrtari amerikan dhe burimeve të njohura me këto konsultime, Uashingtoni po shqyrton kornizën për bisedime të mundshme me Teheranin, ndërsa Presidenti Trump duket se po vlerëson një de-eskalim gradual të situatës. Megjithatë, konfliktet ushtarake pritet të vazhdojnë edhe për dy deri tre javë të tjera. Bashkëpunëtorë të ngushtë të presidentit, përfshirë Jared Kushner dhe Steve Witkoff, po marrin pjesë në diskutime mbi mundësinë e një marrëveshjeje diplomatike. Kushtet kryesore që po shqyrtohen përfshijnë: rihapjen e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit, kufizimin e rezervave të uraniumit të pasuruar të Iranit,...