Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Nga misioni në Hënë pas 54 vitesh, te trajtimi i sëmundjeve të rralla/ Arritjet shkencore që priten më 2026
Misioni i parë me njerëz në Hënë në 54 vjet, misionet hapësinore për të eksploruar hënat e Tokës dhe Marsin, një shpim masiv në fundin e oqeanit, provat klinike për të trajtuar sëmundjet e rralla gjenetike dhe zbulimi i hershëm i kancerit. Këto janë dhe ndër ngjarjet e mëdha shkencore që pritet të lënë gjurmë në vitin 2026, sipas revistës ‘Nature’. Në vitin 2025, Nature nxori në pah kërkimet mjekësore mbi trajtimin e KJ Muldoon, një foshnje me një gjendje gjenetike jashtëzakonisht të rrallë. Foshnja mori trajtim të personalizuar për të korrigjuar mutacionin specifik që shkakton sëmundjen. I njëjti ekip kërkimor planifikon të kërkojë miratim nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në vitin e ri për të kryer një provë klinike në Filadelfia,...