Nga mbyllja e bazave amerikane në rajon te marrëveshja për Hormuzin, cilat janë gjashtë kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës
Teherani ka paraqitur gjashtë kushte për t’i dhënë fund tensioneve me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, ndërsa Presidenti Donald Trump bëri thirrje për hapjen e Ngushticës së Hormuzit brenda 48 orëve, përndryshe SHBA-të do të sulmojnë termocentralet iraniane. Përgjigja e ushtrisë së Teheranit ka qenë e prerë: “Ne do të godasim infrastrukturën energjetike dhe të IT-së të Shteteve të Bashkuara”, tha një zëdhënës ushtarak për agjencinë Fars. Ali Mousavi, përfaqësuesi i Iranit në OKB, shtoi: “Ngushtica është e mbyllur vetëm për armiqtë tanë”. Sipas agjencisë Tasnim, degë e IRGC-së, gjashtë kushtet e Teheranit për t’i dhënë fund konfliktit përfshijnë: sigurinë që konflikti të mos përsëritet, mbylljen e bazave amerikane në rajon, pagesa e kompensimeve për Iranin, përfundimin e operacioneve kundër grupeve rajonale të lidhura me...
Burimi:
top-channel.tv