Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dronët kamikazë

Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dronët kamikazë

Dronët kamikazë po shndërrohen në një nga armët më të rëndësishme të konflikteve moderne. Mes tyre, modeli iranian Shahed është bërë simbol i asaj që ekspertët e quajnë tashmë luftë hibride, duke ndikuar në konfliktet nga Lindja e Mesme deri në Evropë. Megjithëse nuk konsiderohet një armë shumë e sofistikuar, droni Shahed është projektuar për një mision të vetëm: Të përplaset mbi objektiv dhe të shpërthejë. Me krahë në formë delta dhe një zhurmë karakteristike metalike, ai mund të identifikohet lehtësisht në qiell përpara se të përfundojë sulmin me një shpërthim të fortë. Droni është relativisht i lirë, kushton mesatarisht rreth 50 mijë dollarë dhe mund të mbajë deri në 50 kilogramë eksploziv. Edhe pse nuk është mjaftueshëm i fuqishëm për të rrëzuar ndërtesa të...