Nga hantavirusi te norovirusi, pse anijet turistike janë një ‘makth për shpërthimin e epidemive

Nga hantavirusi te norovirusi, pse anijet turistike janë një ‘makth për shpërthimin e epidemive

Pas rasteve të infektimit me hantavirus në bordin e anijes turistike “MV Hondius”, në qendër të vëmendjes është tema e kroçerave dhe pse këto ambiente janë të favorshme për përhapjen e sëmundjeve infektive. Një nga epidemitë më të zakonshme të raportuara në anijet turistike është ajo e norovirusit, i njohur ndryshe edhe si “virusi i kroçerave”, për shkak të përhapjes së lehtë në këto ambiente të mbyllura. Virusi shkakton të përziera, të vjella, diarre dhe dhimbje abdominale. Vetëm që nga fillimi i këtij viti janë regjistruar pesë shpërthime norovirusi nëpër botë. Më 7 maj, në një anije të kompanisë Caribbean, u infektuan 102 nga 3.116 pasagjerë dhe 13 anëtarë të ekuipazhit. Ndërsa më 13 mars, në anijen “Star Princess”, një tjetër epidemi preku 104 pasagjerë...