Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Nga festa në tragjedi! Misteri i një familje pas darkës së Krishtlindjes
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një vajzë 15-vjeçare dhe nëna e saj kanë ndërruar jetë brenda pak orësh nga njëra-tjetra, pas dyshimeve për një helmim të mundshëm ushqimor gjatë darkës së Krishtlindjeve. Viktima e parë ishte Sara Di Vita, e cila ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës, ndërsa nëna e saj, Antonella Di Ielsi, humbi jetën mëngjesin e së dielës. Babai i vajzës, 55-vjeçari Gianni Di Vita, ndodhet ende i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve. Prokuroria e Campobasso-s ka urdhëruar kryerjen e autopsisë për të sqaruar shkaqet e vdekjes. Familja jetonte në Pietracatella, në provincën e Campobasso-s, ndërsa Sara ndiqte shkollën e mesme klasike në kryeqytetin e rajonit Molise. Sipas të dhënave, prej disa ditësh vajza dhe anëtarë të tjerë...