Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Nga familja te politika dhe te marrëdhënia me babanë e saj, vajza e Berlusconit rrëfen gjithçka rreth jetës së saj: Sot s’ka politikanë me vizionin e tim ati
Vajza më e madhe e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi dhe Veronica Lario është 41 vjeç, ka pesë fëmijë dhe një jetë të ndarë midis angazhimeve familjare dhe institucionale. Në një intervistë për Corriere ajo ka rrëfyer gjithçka rreth jetës së saj. “Ky moment vjen pas një udhëtimi personal, familjar dhe profesional që më ka bërë të ndiej nevojën për të dhënë mbrapsht”, shprehet vajza e Berlusconit. A ka luajtur amësia një rol kyç? “Sigurisht, si nënë, jam shumë e pranishme, edhe pse kam ndihmë dhe e di sa e privilegjuar jam. Duke mos dashur të heq dorë plotësisht nga interesat dhe puna ime, kërkova një ekuilibër. Zgjedhja natyrale ishte të zvogëloja ndjeshëm jetën time shoqërore. Pothuajse nuk dal kurrë në mbrëmje. I vë fëmijët në...