Nga Erdogan te Netanyahu: Misteri i pranimit të Putin-it në Bordin e Paqes së Trump

Nga Erdogan te Netanyahu: Misteri i pranimit të Putin-it në Bordin e Paqes së Trump

Edhe pse Donald Trump-i e quan “këshillin më prestigjioz ndonjëherë” dhe deklaron se “të gjithë duan të bëjnë pjesë”, Bordi i Paqes që sipas presidentit amerikan duhet të trajtojë krizat globale, duke nisur nga Gaza, nuk ka nisur funksionimin real. Pjesëmarrja është kryesisht nga vende që shumica e komunitetit ndërkombëtar i konsideron jo demokratike, madje autoritare. Mes tyre janë Egjipti, Turqia e Recep Tayyip Erdogan, Arabia Saudite e Mohammed bin Salman, Emiratet e Bashkuara Arabe me Mohammed bin Zayed, si dhe Jordania, Indonezia, Pakistani dhe Katari. Po ashtu, vende si Argjentina, Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Hungaria, Kazakistani, Kosova, Maroku, Uzbekistani dhe Vietnami kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Pjesëmarrja më befasuese është ajo e aleatit të ngushtë të Trump, Benjamin Netanyahu. Kryeministri izraelit ditët e fundit ishte kundër Bordit...