Nga Davosi te syzet e Macron, batuta e Trump që ktheu një problem shëndetësor në trend luksi
Në Davos po diskutohet për të ardhmen e Groenlandës dhe të botës, por në fjalimin e tij të gjatë, Donald Trump gjeti kohë të komentojë edhe pamjen e re të presidentit francez, Emmanuel Macron. “E dëgjova dje teksa fliste me ato syzet e bukura të diellit. Çfarë ka ndodhur? E pashë duke u shtirur si i fortë”, tha Trump. Syzet që Macron mban prej rreth një jave, për shkak të një hemorragjie nënkonjuktivale, një shqetësim jo serioz shëndetësor kanë tërhequr vëmendje të madhe publike. Kjo vëmendje ka qenë e favorshme për sipërmarrësin italian Stefano Fulchir, pronar i kompanisë iVision Tech, e cila në vitin 2023 bleu shtëpinë franceze të syzeve Henry Jullien. Kjo kompani prodhon në Lons-le-Saunier (rajoni Jura) modelin Pacific S01, me çmim 659 euro....
Burimi:
javanews.al