Nga BE e Kosova tek Marine Le Pen, mbështetet sulmi ndaj Iranit: Të fitojë populli

Nga BE e Kosova tek Marine Le Pen, mbështetet sulmi ndaj Iranit: Të fitojë populli

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i mbështeti me forcë sulmet e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit, duke shkruar në platformën X se “ka ardhur ora e lirisë për popullin e Iranit”, dhe kjo, falë udhëheqjes së SHBA-së dhe presidentit amerikan, Donald Trump. Republika e Kosovës, theksoi Osmani, si gjithmonë, qëndron e palëkundur përkrah Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në mbrojtje të lirisë, paqes, sigurisë dhe stabilitetit, ndërsa i dënoi goditjet e regjimit iranian kundër aleatëve në Lindjen e Mesme, duke shtuar se Kosova do të vazhdojë t’i mbështesë veprimet e ndërmarra nga Washingtoni dhe aleatët e tjerë për t’i dhënë fund regjimit iranian dhe për t’i dhënë një shans përfundimtar lirisë dhe paqes. Kreu i shtetit serb, Aleksandar Vuçiç u shpreh se “beteja...