New York Times zbulon skenarët e Uashingtonit për Teheranin: Ja qëllimet e Trump brenda Iranit

New York Times zbulon skenarët e Uashingtonit për Teheranin: Ja qëllimet e Trump brenda Iranit

Bota E Mërkurë, 4 Shkurt 2026 09:14 Lista e opsioneve që ka në dispozicion Donald Trump, në rast se vendos të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Iranit, është zgjeruar ndjeshëm. Sipas New York Times, që citon zyrtarë amerikanë me njohuri mbi planet në shqyrtim, objektivat e mundshëm përfshijnë instalime raketore dhe bërthamore, por edhe figura të larta të udhëheqjes iraniane, përfshirë vetë udhëheqësin suprem Ajatollah Ali Khamenei. Donald Trump deklaroi të dielën se Irani “po flet seriozisht” me SHBA-të për programin e tij bërthamor, por nuk përjashtoi një goditje ushtarake, pavarësisht sinjaleve për dialog nga Teherani, i cili paralajmëron pasoja të rënda në rast lufte. Opsionet ushtarake në tavolinë Sipas gazetës amerikane, opsionet aktuale shkojnë përtej atyre që po shqyrtoheshin dy javë më parë, kur Trump...