New York Times: Netanyahu urdhëroi sulmin më të fuqishëm ndaj Iranit, frikësohet se Trump do i japë fund papritur luftës
Izraeli po punon shpejt për të goditur sa më shumë objektiva me prioritet të lartë në Iran, për shkak të shqetësimit se presidenti amerikan, Donald Trump mund ta përfundojë papritur luftën. Këtë informacion e ka publikuar New York Times, duke iu referuar dy zyrtarëve të lartë izraelitë dhe dy personave të informuar për këtë çështje. Sipas raportit, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu të martën ka urdhëruar ushtrinë që të shkatërrojë sa më shumë nga industria e armëve të Iranit brenda 48 orëve të ardhshme. Netanyahu dhe drejtuesit izraelitë të sigurisë nuk besojnë se plani prej 15 pikash i Trumpit do të siguronte eliminimin e kërcënimit bërthamor të Iranit dhe të raketave balistike. Dje u publikua lista me 15 kushte që amerikanët ua kanë vendosur iranianëve për...
Burimi:
syri.net