Netflix tërhiqet, Paramount fiton garën për blerjen e Warner Bros

Netflix tërhiqet, Paramount fiton garën për blerjen e Warner Bros

Netflix është tërhequr nga propozimi për të blerë Warner Bros Discovery, duke i hapur rrugën Paramount Skydance për të fituar betejën disa mujore për një nga studiot më të famshme të Hollywood-it. Warner Bros, e cila u vu në shitje vitin e kaluar, të enjten tha se oferta e fundit e Paramount ishte “superiore” ndaj asaj të Netflix-it, i cili refuzoi ta rrisë ofertën. Drejtuesit e Netflix-it thanë se nuk do ta barazonin ofertën e Paramount Skydance pasi “marrëveshja nuk është më financiarisht tërheqëse” në atë çmim. Fituesi i kësaj gare do të marrë kontrollin e studios ikonike së bashku me filmat dhe rrjetet mediatike të saj, një blerje që mund të riformësojë ndjeshëm peizazhin e medias. Paramount e rriti ofertën disa ditë më parë,...