Netanyhu kundër pranisë së trupave turke dhe të Katarit në Gaza pas luftës: Asgjë s’do bëhet pa u koordinuar me ne

Netanyhu kundër pranisë së trupave turke dhe të Katarit në Gaza pas luftës: Asgjë s’do bëhet pa u koordinuar me ne

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përsëriti të martën se nuk pajtohet me vendosjen e trupave turke ose të Katarit në Rripin e Gazës, duke shprehur mospajtimin e tij me Shtetet e Bashkuara mbi qeverisjen e ardhshme të enklavës. “Nuk do të ketë as ushtarë turq dhe as të Katarit në Rripin e Gazës”, i tha Netanyahu parlamentit. Ai shtoi se Izraeli nuk pajtohet me Uashingtonin se kush do të jetë përgjegjës për zbatimin e planit të Presidentit Donald Trump për enklavën palestineze. Shtëpia e Bardhë njoftoi në fund të javës së kaluar formimin e një komiteti ekzekutiv që do të veprojë nën kujdesin e “Këshillit të Paqes”, të cilin vetë Trump do ta kryesojë. Ky komitet, i paraqitur si “këshillues”, përfshin, ndër të tjerë, Ministrin e...