Netanyahu thirrje liderëve evropianë: Është koha të na mbështesni, Irani tashmë ka hapur zjarr edhe mbi shtetet tuaja
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përsëriti se është koha që udhëheqësit e vendeve të tjera t’i bashkohen Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara kundër Iranit, ndërsa konflikti me Teheranin përshkallëzohet. Në deklaratat e tij, Netanyahu theksoi se ndërsa reagimi ndërkombëtar deri më tani ka qenë i përmbajtur, “disa po fillojnë të lëvizin në atë drejtim” dhe mbështesin më aktivisht veprimet kundër regjimit iranian, në mënyrë që të përballen me idenë e një programi bërthamor iranian dhe ndikimin e Teheranit në Lindjen e Mesme. Në fakt, ai iu drejtua posaçërisht udhëheqësve evropianë në lidhje me kërcënimet e Iranit: “Tani ata kanë aftësinë të arrijnë thellë në Evropë, ata tashmë kanë hapur zjarr ndaj vendeve evropiane, Qipros… Ata po i synojnë të gjithë.” Thirrja e kryeministrit izraelit vjen në...
Burimi:
top-channel.tv