“Nëse SHBA sulmon Groenlandën, NATO merr fund”

“Nëse SHBA sulmon Groenlandën, NATO merr fund”

Një sulm nga Shtetet e Bashkuara ndaj një aleati të NATO-s do të nënkuptonte fundin si të aleancës ushtarake, si edhe të “sigurisë pas Luftës së Dytë Botërore”, ka paralajmëruar kryeministrja e Danimarkës, pasi Donald Trump kërcënoi sërish se do të merrte nën kontroll Groenlandën. Pas operacionit ushtarak në Venezuelë, presidenti amerikan tha të dielën se SHBA-të kishin shumë nevojë për Groenlandën, duke ringjallur frikën për një pushtim amerikan të ishullit kryesisht autonom, i cili është një ish-koloni daneze dhe mbetet pjesë e mbretërisë së Danimarkës. Politika e jashtme dhe e sigurisë e Groenlandës vazhdon të kontrollohet nga Kopenhaga. Mette Frederiksen, kryeministrja e Danimarkës, paralajmëroi të hënën se çdo sulm amerikan ndaj një aleati të NATO-s do të ishte fundi i “gjithçkaje”. “Nëse Shtetet e...