Nënkryetarja e Asamblesë Kombëtare të Francës bën thirrje për dalje nga NATO: Do paraqes një rezolutë

Nënkryetarja e Asamblesë Kombëtare të Francës bën thirrje për dalje nga NATO: Do paraqes një rezolutë

Figura të larta nga lëvizja e krahut të majtë francez La France Insoumise kanë rindezur debatin mbi vendin e Francës në NATO, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara nën Presidentin Donald Trump për veprime që i përshkruajnë si shkelje të hapura të së drejtës ndërkombëtare. Clémence Guetté, nënkryetare e Asamblesë Kombëtare Franceze dhe deputete e La France Insoumise, tha se do të paraqesë një rezolutë që bën thirrje për një “dalje të planifikuar” nga NATO, duke filluar me tërheqjen e Francës nga komanda ushtarake e integruar e Aleancës. “Më shumë se kurrë, lind çështja e pjesëmarrjes së Francës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut, një aleancë ushtarake e udhëhequr nga dhe në shërbim të Shteteve të Bashkuara”, shkroi Guetté. Qendrimi i i Guetté u...