Nëna e fëmijës së Elon Musk padit xAI për deepfake-et e Grok

Nëna e fëmijës së Elon Musk padit xAI për deepfake-et e Grok

Ashley St Clair, nëna e një prej fëmijëve të Elon Musk, ka paditur kompaninë e tij xAI për deepfake-e të seksualizuara të krijuara me imazhin e saj në platformën X. Padia, e depozituar në Nju Jork, pretendon se mjeti i inteligjencës artificiale Grok ka gjeneruar fotografi seksualisht eksplicite të St Clair. Nga ana tjetër, xAI, kompania mëmë e X dhe Grok, ka kundërpaditur St Clair për shkelje të kushteve të shërbimit, duke argumentuar se mosmarrëveshjet me xAI duhet të trajtohen në Teksas, jo në Nju Jork. Kjo kundërpadi është cilësuar si “tronditëse” nga avokatja e St Clair, Carrie Goldberg. Padia e St Clair detajon se përdoruesit e X kishin kërkuar që Grok ta zhvishte atë nga fotografi të veshura plotësisht kur ajo ishte 14 vjeç,...