Negociatat SHBA-Rusi-Ukrainë/ “Bisedimet mes palëve do vazhdojnë”, zëdhënësi i Kremlinit: Gjithçka varet nga qasja e bashkëbiseduesve

Negociatat SHBA-Rusi-Ukrainë/ “Bisedimet mes palëve do vazhdojnë”, zëdhënësi i Kremlinit: Gjithçka varet nga qasja e bashkëbiseduesve

Kremlini përshëndeti fillimin e kontakteve të drejtpërdrejta midis Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës në Abu Dhabi, me zëdhënësin e Vladimir Putinit, Dmitry Peskov, i cili theksoi se Moska ishte e hapur për të vazhduar negociatat me Kievin. “Sigurisht, puna për t’i dhënë fund konfliktit është duke u zhvilluar. Dhe është pozitive që ka filluar me kontakte të drejtpërdrejta”, u tha Dmitry Peskov gazetarëve të mërkurën. “Bisedimet do të vazhdojnë, ne kemi rënë dakord për këtë, por gjithçka do të varet nga qasja konstruktive e bashkëbiseduesve. Rusia mbetet e hapur për procesin e negociatave”, shtoi ai. Top Channel