Negociatat në ‘Shtëpinë e Bardhë’, Zelensky i kërkoi Trump garanci sigurie për Ukrainën deri në 50 vjet

Negociatat në ‘Shtëpinë e Bardhë’, Zelensky i kërkoi Trump garanci sigurie për Ukrainën deri në 50 vjet

Garanci sigurie për një periudhë deri në 50 vjet, i kërkoi Volodymyr Zelensky Donald Trump gjatë negociatave të djeshme në Shtëpinë e Bardhë për një marrëveshje paqeje për Ukrainën. Sipas asaj që ishte publikuar ditët e mëparshme, plani i paqes i Uashingtonit parashikonte garanci për 15 vjet, por presidenti ukrainas beson se kjo nuk është e mjaftueshme. “I thashë Trump se do të donim shumë të shqyrtonim mundësinë (e garancive të sigurisë) për 30, 40, 50 vjet. Dhe ky do të ishte një vendim historik nga Presidenti Trump. Presidenti tha se do ta shqyrtonte atë”, vuri në dukje Zelensky. Gjatë deklaratave të bëra nga të dy udhëheqësit pas negociatave, Trump theksoi, duke iu referuar garancive të sigurisë, se “një ose dy çështje mbeten të pazgjidhura”...