Negociatat në Lindjen e Mesme, analiza nga DW: A do ta miratojë Irani së shpejti planin e SHBA?

Negociatat në Lindjen e Mesme, analiza nga DW: A do ta miratojë Irani së shpejti planin e SHBA?

Do ta miratojë Irani planin 15 pikësh të SHBA, siç ka lënë të kuptohet Trump? Nga Pakistani bëhet e ditur, se së shpejti do të ketë bisedime direkte mes SHBA dhe Iranit. Presidenti i SHBA‑së, Donald Trump, ka lënë të kuptohet se Teherani e ka miratuar gjerësisht një plan 15‑pikësh të Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë fund luftës. I pyetur nëse Irani kishte reaguar ndaj propozimit të tij, Trump u përgjigj në bordin e avionit presidencial Air Force One: “Na kanë dhënë shumicën e pikave. Pse të mos e bënin?” Republikani nuk dha detaje të mëtejshme mbi të ashtuquajturat lëshime të Republikës Islamike. Sipas Presidentit amerikan Donald Trump, ndërkohë Irani ka rënë dakord të lejojë 20 anije të ngarkuara me naftë të kalojnë përmes...