Negociata të reja për armëpushim midis Ukrainës dhe Rusisë, Witkoff: Takim brenda tre javësh
Një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy mund të zhvillohet brenda tre javësh, sipas të dërguarit special të SHBA-së, Steve Witkoff, i cili tha se Uashingtoni ka paraqitur propozime konkrete për të afruar palët drejt një marrëveshjeje. Në një intervistë për Fox News, Witkoff deklaroi se propozimet amerikane synojnë të krijojnë kushtet për negociata direkte dhe madje për një samit të mundshëm mes dy liderëve. Ai e cilësoi konfliktin si “një luftë të kotë”, duke theksuar se bisedimet e fundit të ndërmjetësuara nga SHBA kanë prodhuar përparim në disa drejtime. Sipas tij, si Rusia ashtu edhe Ukraina nuk japin shenja se duan realisht të vazhdojnë luftën, ndërsa pengesa kryesore mbetet niveli i lidership-it politik. Witkoff shtoi se së bashku me...
Burimi:
top-channel.tv